Flash News

E-TJERA

Vriten me armë zjarri dhe thikë dy persona në qendër të Kavajës, identifikohen viktimat

Vriten me armë zjarri dhe thikë dy persona në qendër të
Foto nga vendi i ngjarjes

Vriten dy persona në qendër të Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pasditen e sotme. Nga të dhënat e para, mësohet se kanë humbur jetën Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, njëri në spitalin e Kavajës dhe tjetri në spitalin e Durrësit.

Mësohet se dy personat janë përfshirë në një konflikt të çastit. Si pasojë, njëri ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa tjetri nga një goditje me thikë.

"Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, njofton policia. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.

Të fundit