Flash News

E-TJERA

Atentat me armë zjarri në Milot, plagosen rëndë dy persona

Atentat me armë zjarri në Milot, plagosen rëndë dy persona

Tronditet Miloti mbrëmjen e sotme.

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në Milot të Kurbinit e për pasojë raportohet se janë plagosur rende dy persona.

Rrethanat nuk janë sqaruar ende, por mësohet se u qëllua Ylli Brahimi dhe Klisman Prençi. Dyshohet se Brahimi dhe Preçi u qëlluan nga një mjet në lëvizje

Ylli Brahimi, njihej si individ me precedent të mëparshëm penal, ndërsa një vit më parë, i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme për ngjarjen ndërsa polica është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj.

Të fundit