Flash News

E-TJERA

Vritet 47-vjeçari shqiptar në Francë, plagoset djali dhe nipi i tij

Vritet 47-vjeçari shqiptar në Francë, plagoset djali dhe nipi i

Një person i armatosur ka hapur ndaj një grupi prej 4 vetësh, me kombësi shqiptare në Francë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Teisseire të Grenoble, të dielën e kaluar.

Nga të shtënat u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë, djali dhe nipi i viktimës. Viktima është identifikuar si Ylli Bezhani, 47-vjeç. Ai ka marrë 5 plumba në trup dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, edhe pse u dërgua në spital.

Mediat franceze raportuan detajet e para nga vendngjarja dhe hetimet policore, duke nënvizuar se i biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç, mbetën të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit.

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00, në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat.

Autori i sulmit mbetet ende i paidentifikuar, ashtu sikurse edhe motivet e ngjarjes së rëndë. Besohet se mes dy grupeve ka pasur përplasje, por po verifikohen të gjitha pistat e mundshme, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me bizneset ilegale.

Të fundit