Flash News

E-TJERA

Vritet anëtari i ekipit të “Reuters” në Ukrainë, plagosen 2 gazetarë

Vritet anëtari i ekipit të “Reuters” në Ukrainë,

Ka mbetur i vdekur një tjetër anëtar i ekipit të mediave në frontin e luftës teksa ishte në krye të detyrës për kanalin prestigjioz “Reuters”, së bashku me grupin e reporterëve në Ukrainë.

Ryan Evans u vra të dielën (25 Gusht) dhe dy gazetarë të tjerë të “Reuters” u plagosën në sulmin e ndodhur me raketë ruse ndaj hotelit “Sapphire”, në qytetin e Kramatorsk. Evans punoi si konsulent sigurie për agjencinë.

Vetë agjencia “Reuters” e konfirmon ngjarjen dhe detyrën e të ndjerit, duke shpjeguar se Evans punonte si konsulent sigurie për agjencinë dhe ishte pjesë e ekipit prej 6 personash që qëndruan në hotelin e goditur me raketë nga Rusia.

 

Të fundit