Flash News

E-TJERA

Vritet me armë ish-futbollisti i Barcelonës

Vritet me armë ish-futbollisti i Barcelonës

Jair Lemos, një lojtar 23-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Barcelona de Guajaquil, u vra në orët e para të mëngjesit në Ekuador.

Dy persona me motoçikletë e kanë qëlluar atë në qendër dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes.

Vritet me armë ish-futbollisti i Barcelonës

 Por kjo nuk është vrasja e parë që futbolli ekuadorian ka përjetuar ditët e fundit, pasi të dielën e kaluar Fabian Villamar, ish-presidenti i klubit Fuerza Amarilla, përjetoi diçka të ngjashme kur hyri në një kishë ungjillore.

Ndërkohë në nëntor, dy tifozë të Emelec u vranë në orët para ndeshjes kundër Barcelonës në Guayaquil.   

Të fundit