Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën gjatë natës së mbrëmshme në rrethana ende të paqarta në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Piacenza. Sipas mediave italiane, i riu rreth 20 vjeç humbi jetën rrugës për në spital pasi ishte qëlluar me armë zjarri brenda një shtëpie.

Ndërkohë, një burrë ndodhej brenda shtëpisë, i cili qëndroi i bllokuar për disa orë para se të dorëzohej dhe t'i hapte derën karabinierëve.

Më pas ai është shoqëruar në paraburgim. Ende nuk ka të dhënave mbi identitetin e viktimës dhe personit të shoqëruar, apo dinamikën e ngjarjes.

Të fundit