Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri efektivi i "Shqiponjave" në Fier

Vritet me armë zjarri efektivi i "Shqiponjave" në Fier

Një efektiv i Forcave "Shqiponja" ka mbetur i vdekur pasi është plagosur me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është përfshirë në një konflikt. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz.

Efektivi nuk ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes.

"Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Të fundit