Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri ish-efektivi i Policisë në Laç

Vritet me armë zjarri ish-efektivi i Policisë në Laç

Një ish-efektiv policie është vrarë mëngjesin e sotëm me armë zjarri. Viktima është ish-polici Xhelal Reçi. 

Ky i fundit është vrarë me armë zjarri në afersi të një banke në qytetin e Laçit. Policia bën me dije se rrethanat e vrasjes janë të paqarta, ndërsa shton se janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të kapur autorin e krimit.

Në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar FNSH-ja dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku është vrarë me armë zjarri ish-polici Xhelal Reçi. 

Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R", bën me dije policia.

 

 

Të fundit