Flash News

E-TJERA

Shqiptari vritet me armë zjarri nga policia në Itali

Shqiptari vritet me armë zjarri nga policia në Itali

Panik në rrugë, pasditen e së premtes në Padova të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i identifikuar si Haxhi Çollaku 55 vjeç u qëllua me armë zjarri për vdekje nga policia vendase.

Dinamika e ngjarjes

Shqiptari ishte denoncuar për ndjekjen dhe kërcënimin e ish-bashkëshortes, por ai i ishte afruar shtëpisë së saj për ta takuar. Kjo e fundit është frikësuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka mbërritur pas disa minutash.

55-vjeçari ka tentuar fillimisht t’i largohet patrullës, por ka përplasur një karabinier. Më pas ka dalë nga makina me thikë në dorë, por në këtë moment është qëlluar nga karabinieri tjetër me 4 plumba.

Për pasojë, Çollaku ndërroi jetë në spital.  

Të fundit