Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një 25-vjeçar në Vlorë, detajet e para

Vritet me armë zjarri një 25-vjeçar në Vlorë, detajet

Vritet me armë zjarri një i ri në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, një 25-vjeçar është qëlluar me armë në fshatin Babicë. I riu, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është gjetur i pajetë në makinë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia paraprakisht.

 

  

 

Të fundit