Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një person në Tiranë, identifikohet viktima

Vritet me armë zjarri një person në Tiranë, identifikohet

Vritet me armë zjarri një person në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku”. Sipas policisë, viktima është identifikuar me emrin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit”, njofton policia paraprakisht.

Të fundit