Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

Vritet me armë zjarri një person në Vlorë

Një person është vrarë pak më parë në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Mësohet se autori ka dalë nga një automjet dhe ka qëlluar në drejtim të të ndjerit me breshëri kallashnikovi.

Viktima është identifikuar si Tauland Gjika, 31-vjeç, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e atentatit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t'i shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia.

Të fundit