Flash News

E-TJERA

Vritet me thikë kamarierja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

Vritet me thikë kamarierja në Francë, në kërkim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Francë, ku një kamaeriere 33-vjeçare është goditur për vdekje me thikë.

Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar. Sipas zhvillimeve të reja në hetim, viktima jetonte prej 3 vitesh me të dyshuarin, ndërsa ishin ndarë së fundmi.

Zyra e prokurorit të Mulhouse deklaroi në njoftimin e saj për shtyp se viktima nuk kishte paraqitur asnjë ankesë apo raport policor.

Mediat raportojnë se autopsia e të resë do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg.

Të fundit