Flash News

E-TJERA

Vritet me thikë në fyt 28-vjeçari shqiptar në Greqi

Vritet me thikë në fyt 28-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 28-vjeçar shqiptar në Greqi ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Athinë, rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme.

Viktima është identifikuar si Denis Loka. I riu u gjet kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjeçarin Denis Loka, i plagosur me thikë në fyt.

Loka u transportua drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumenta greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Të fundit