Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Maliq, ndërron jetë një person

Sherr me thika në Maliq, ndërron jetë një person

Një person është qëlluar për vdekje me thikë në fshatin Rrëmbec.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Viktima është Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç. Autori mësohet të jetë Velo Hazisllari.

Autori dhe viktima janë të dy fermerë të cilët merren me bagëti, ndërsa dy komshinjtë kanë pasur konflikte edhe më herët. 

Viktima u transportua i plagosur ne spitalin e Korçës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa autori ndodhet në spital i plagosur. 

"Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Të fundit