Flash News

E-TJERA

Vritet në prani të fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare në SHBA, në '96 i ekzekutuan babanë

Vritet në prani të fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare
Joana Peca

Një 27-vjeçare shqiptare që jetonte në Florida, SHBA është gjetur e vrarë në një makinë. Viktima është Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra.

E reja është nënë e dy fëmijëve të mitur. Ajo është gjetur e vrarë gjatë pasdites së djeshme pranë kopshtit memorial “Woodlawn”.

Dyshohet se krimi është kryer në sy të fëmijëve të mitur dhe se 27-vjeçarja kishte plagë të shumta në trup.

Ende nuk dihet autori i krimit dhe rrethanat që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen, ndërsa hetimet kanë nisur.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, babai i 27 vjeçares është ekzekutuar në Shqipëri në vitin 1996, pasi dyshohet se ishte përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

 

Të fundit