All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vritet një gazetar dhe një kameraman i Al Jazeera në Gaza

All - Paragraf - 1

Vritet një gazetar dhe një kameraman i Al Jazeera në Gaza

Një gazetar dhe një kameraman i Al Jazeera në një sulm izraelit në Gaza kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për gazetarin, Ismail al-Ghoul dhe kameramanin, Rami al-Refee. Izraeli ka vënë në shënjestër një veturë pranë zonës Aidia, në perëndim të qytetit të Gazës.

All - Paragraf - 3

Anas Al-Sharif, një koleg i gazetarëve, i tha Al Jazeera-s se Ghoul dhe Rifi ishin në një mision për të filmuar pranë shtëpisë së Ismail Haniyeh, shefit të Hamasit, i cili u vra sot në Iran.

Disa orë më parë, Ghoul kishte publikuar në rrjetet sociale pamje të rrënojave të shtëpisë së Haniyeh. Ndryshe, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve deri më tani janë vrarë 108 gazetarëve palestinezë, tre libanezë dhe dy izraelitë. 

 

Të fundit