Flash News

E-TJERA

Vr*u kamarierin për një kafe në Manzë, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vr*u kamarierin për një kafe në Manzë,

Është vetëdorëzuar në polici Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit një muaj më parë.

Pepa ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se vrau Paluçin pas një sherri në një lokal për një kafe, pasi kamarieri iu tha se ekspresi është i fikur dhe nuk mund t’ua shërbente.

Deri tani 4 persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz të Durrësit, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.

Si ndodhi ngjarja ?

Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit