Flash News

E-TJERA

"Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë", Fatos Tushe kërkon lirimin nga qelia: S'jam i rrezikshëm

"Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe kërkon lirimin nga qelia për arsye shëndetësore dhe me argumentin se nuk paraqet rrezikshmëri.

Pala mbrojtëse e ish-kryebashkiakut deklaron se Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

"Z. Tushe vuan prej vitesh  nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve.

Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose  “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  do të ishin  masa sigurimi të përshtatshme" ."- thuhet në argumentinin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.

Apeli i Gjykatës së Posaçme do ta shqyrtojë më datën 29 Korrik në orën 09:00 kërkesën e Fatos Tushes, ku do të vendosë nëse kryebashkiaku do të qëndrojë në qeli, apo do të lirohet.

Fatos Tushe u arrestua për korrupsion nga SPAK me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave. Pas arrestimit, kryeministri Edi Rama vendosi ta shkarkojë nga detyra dhe ta përjashtojë nga Partia Socialiste.

Të fundit