Flash News

E-TJERA

Vuante dënimin e gjykatës belge, lirohet me kusht anëtari i bandës së Shkodrës

Vuante dënimin e gjykatës belge, lirohet me kusht anëtari i

Anëtari i bandës së Shkodrës, Safet Bajri është liruar me kusht nga burgu i Fierit nga ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.

Në 22 shtator të vitit 2018, 11 persona u arrestuan në kuadër të operacionit “OAZ” ndër të cilët ishte edhe Safer  Bajri.

Gjykata e Belgjikës e kishte dënuar Bajrin me 9 vite burg në total për trafik droge dhe prostitucion. Bajri u vu në pranga në vitin 2018, jo vetëm në lidhje me dënimin e tij në Belgjikë, por u akuzua dhe për shantazh, trafik droge dhe gjobvënie, aktivitete këto të kryera në Shqipëri.

Anëtarët e këtij grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të fundit