Flash News

E-TJERA

I infektuar prej ditësh me COVID, por nuk merrte trajtim; humb betejën me virusin 21-vjeçari nga Elbasani

I infektuar prej ditësh me COVID, por nuk merrte trajtim; humb betejën
Foto Ilustruese

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër të riu. Viktima mësohet të jetë një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

I riu kishte shfaqur probleme që të dielën kur ishte paraqitur në spitalin e Elbasanit. Mjekët kishin rekomanduar transferimin në Tiranë, por familjarët nuk pranuan.

Deri të mërkurën familjarët e kanë mbajtur në banesë 21-vjeçarin, teksa më pas kanë pranuar të transferohet në Tiranë tek Shefqet Ndroqi, ku dhe ndërroi jetë.

Bëhet me dije se, i riu vuante nga probleme kardiake e mendore.

Të fundit