Flash News

E-TJERA

Vuçiç braktiset nga njeriu më i besueshëm në parti

Vuçiç braktiset nga njeriu më i besueshëm në parti

Nebojsha Stefanoviq, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Aleksander Vuçiç ka dhënë sot dorëheqje nga partia që drejton ky i fundit. Stefanoviç ka liruar karrigen e të parit të SNS’së në Beograd, shkruan Nova.rs, transmeton Gazeta Express

“Kjo është një fitore për demokracinë”, ka thënë anëtari i SNS’së, Vladimir Gjukanoviç.

“Unë mund t’iu them ekskluzivisht ju se Nebojsha Stefanoviq ka dhënë dorëheqje nga kryetari i SNS’së në Beograd, dhe mendoj që aktualisht presidenti është duke e lexuar letrën e dorëheqjes në mbledhjen e kryesisë së partisë”, ka thënë tutje Gjukanoviç.

 Nuk dihet ende arsyeja që ka shtyrë Stefanoviqin të japë dorëheqje nga partia e Vuçiçt.

 

Të fundit