Flash News

E-TJERA

Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruajnë nesër marrëveshje pa Kosovën, mediat serbe: Do lëvizim të lirë me Shqipërinë

Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruajnë nesër
Foto Ilustruese/ Minishengeni ballkanik

Presidenti serb, Aleksandar Vučić, kryeministri Rama dhe kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, do të mblidhen sërish në një konferencë "Mini Shengen".

Takimi online mes palëve pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00. Ndërkaq, mësohet se pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabić me Ministrin e Shëndetësisë, Zlatibor Lončar.

Mediat serbe bëjnë me dije se, në takimin trepalësh, Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në luftën kundër Covid-19.

Por, ajo që vihet re është se edhe kjo Konferencë e përbashkët do të zhvillohet pa praninë e Kosovës.

Gjatë konferencës së nesërme, po ashtu pritet “firmosja e një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”.

Të fundit