Flash News

E-TJERA

Vuçiç takon Majlinda Bregun: Përparimi varet nga bashkëpunimi politik dhe ekonomik rajonal

Vuçiç takon Majlinda Bregun: Përparimi varet nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka zhvilluar një takim këtë të premte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka bërë me dije presidenca serbe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se përparimi i shoqërive tona varet kryesisht nga bashkëpunimi politik dhe ekonomik në rajon.

Vuçiç ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bregut, për punën e përkushtuar dhe të përgjegjshme për këto çështje.

"Bisedë shumë domethënëse me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu për të gjitha çështjet e rëndësishme rajonale. Përparimi i të gjitha shoqërive tona varet kryesisht nga bashkëpunimi politik dhe ekonomik në rajon, dhe unë jam mirënjohës Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Majlinda Bregut për punën e tyre të përkushtuar dhe të përgjegjshme për këto çështje." thuhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Të fundit