Flash News

E-TJERA

Vula e PD, Bushati: Absurde teoria për pakt Rama-Berisha

Vula e PD, Bushati: Absurde teoria për pakt Rama-Berisha

Analisti Andi Bushati deklaron se i duket absurde akuza që ka pasur një pakt Rama-Berisha për t’i kaluar Rithemelimit vulën e PD.

Në MCN TV, Bushati vë në dukje se pavarësisht marrjes së vulës nga grupimi më i madh opozitar, Rama i ka rrëmbyer opozitës diçka tjetër, izolimin e Berishës.

"Nga pikëpamja formale ishte një vendim i papritur. Unë personalisht s’e pritja që vula do t’i jepej asaj që është realisht PD. E kam dëgjuar shumë teorinë e një pakti, por më duket diçka absurde. Ka shumë njerëz që e thonë këtë teori, dhe që i shkon përshtat pushtetit, që në fund të fundit Berisha dhe Rama janë bashkë.

Por po të ishin bashkë Berisha s’do ishte i izoluar. Duke thënë që drejtësinë e ka Rama, atëherë edhe Berishën në burg e ka futur Rama, por a mund të bësh pakt me një njeri që të ka izoluar?! Ky vendim i Apelit është noterizim i vendimeve që dha Gjykata e Larta. Për çfarë shërbente rrëmbimi i vulës, apo mos çuarja te shumica? Shërbente për atë që pamë në zgjedhjet e 6 marsit dhe 14 majit, për ta çuar opozitën në përballje me pushtetin pa financa, pa kohë mediatike, për t’i kthyer drejtësinë dhe gjykatat në levë të pushtetit.

Sot partia e Berishës do ketë edhe komisionerët, financimin, emrin e Berishës në listë, por do ketë liderin e vet të izoluar dhe do jetë fushata e parë elektorale ku lideri i opozitës nuk bën dot fushatë, pra Rama i ka dhënë një gjë, por i ka rrëmbyer diçka tjetër”, tha Bushati. 

Të fundit