Flash News

E-TJERA

Vula e PD mund të shkojë në Strasburg, ish-kreu i KQZ: Efektin do e ndjeni në 2025

Vula e PD mund të shkojë në Strasburg, ish-kreu i KQZ: Efektin do

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume tha se gjyqi për vulën e PD mund të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Në emisioni Now në Euronews Albania, sipas Kumes efektet e kësaj krize brenda PD do të ndihen më shumë në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

“Nëse kërkojë ta gjejnë zgjidhjen në dyert e gjykatave, s’kanë për ta zgjidhur kurrë. Efektet, nëse nuk kërkojnë të gjejnë rrugë të tjera dhe do mbeten në gjykata, do ndihen në zgjedhjet e 2025, sepse zvarritja do jetë e madhe. Zgjidhjen duhet ta gjejnë mes vetes, të zihen sa të duan nuk e zgjidhin dot, nuk e mundin dot njëri-tjetrin. Do dalin me dy kandidatë dhe do humbasin”, tha Kume.

 

Të fundit