Flash News

E-TJERA

"Vulën ua dhanë”, Boçi kundërshton Shehin: PD nuk është folklor

"Vulën ua dhanë”, Boçi kundërshton Shehin: PD

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe ish-deputeti Lucjano Boçi debatuan lidhur me situatën e re në PD pas lirimit nga arresti shtëpiak i kryedemokratit Sali Berisha.

Shehi u shpreh se lirimi i kreut të PD është një vendim i drejtë që i ka hequr një pengesë reale politikës. Sipas tij, arresti i Berishës u përdor në mënyrë folklorike brenda PD.


“Tani është i lirë, edhe PD është e lirë duke qenë se edhe vulën edhe logon ua dhanë”, tha Shehi.

Kjo deklaratë u kundërshtuan nga Boçi, sipas të cilit historia e PD nuk mund të përflitet në mënyrë folklorike pasi ka qenë një betejë e gjatë.


Çështja e Berishës ishte një goditje e orientuar, e lobuar nga klane të caktuara që sot janë në fokusin e administratës së re që do vijë amerikane, se unë nuk nisem nga imagjinata, unë nisem nga indiciet për të dalë në konkluzione. Vetë Trump ka shprehur se do ndërmarrë veprime ndaj atyre që kanë goditur në mënyrë të padrejtë konservatorët”, u shpreh Boçi.

Të fundit