Flash News

E-TJERA

William Walker: Beogradi kërkon t’i përdorë serbët dhe shqiptarët si gur shahu

William Walker: Beogradi kërkon t’i përdorë serbët dhe

Shefi i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, njeriu i cili pa nga afër dhe dëshmoi për Masakrën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999, ka rrëfyer përjetimet e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Walker tha se asokohe pa diçka të tmerrshme të cilën e ndau me të gjithë botën duke treguar edhe përgjegjësit e asaj masakre.

Walker theksoi se Serbia dhe presidenti Vuçiç duhet ta pranojnë Masakrën e Reçakut dhe jot a mohojnë.

“Unë pashë diçka që ishte e tmerrshme dhe mendova se isha më Kosovë për të parë dhe për t’i treguar botës atë që po ndodhte. Dhe tregova atë që po ndodhte dhe kush ishte përgjegjës për atë masakër. Ishte diçkla shumë e thjeshtë dhe nuk mendova se do të kishte një efekt aq të madh ajo që thashë. Sikurse më thonë dhe njerëzit unë thashë vetëm të vërtetën dhe e vërteta nuk mund të ndryshojë.

Edhe pas 31-vitesh unë pres që Serbia të kuptoj atë që ndodhi por me sapo shohim presidenti Vuçiç dhe persona të afërt me të që ishin në zinxhirin e komandës së Serbisë vazhdojnë ta mohojnë atë që ndodhi. Nuk e kam takuar presidentin Vuçiç, por do t’i thosha që masakra e Reçakut ndodhi dhe unë nuk isha agjent i CIA-s që kisha shkuar aty”, tha Walker.

Shefi i misionitë të OSBE u shpreh se Beogradi dëshiron t’i përdorë serbët dhe shqiptarët në veri si gur shahu.

“Unë nuk jam një adhurues i opsionit të izolimit të komuniteteve, si në rastin e pakicës serbe që dëshiron të krijojë Asosacionin. E kuptoj përse komuniteti serb e kërkon atë. Vazhdon t’iu pëlqejë të luajnë lojëra në veri të Kosovës. Mendoj se qeveria në Beograd, dëshiron t’i përdorë si serbët, edhe shqiptarët në veri, si gurë shahu.

Uroj që në një farë pike, serbët e Mitrovicës së Veriut do ta kuptojnë që janë kosovarë, por me etni serbe. Ata duhet ta konsiderojnë veten shtetas të Kosovës. Nëse nuk e kuptojnë këtë, atëherë do të kemi probleme”, theksoi ai.

 

Të fundit