Flash News

E-TJERA

Xama: Aeroporti i Vlorës mund të sekuestrohet vetëm nëse gjenden shkelje të kontratës

Xama: Aeroporti i Vlorës mund të sekuestrohet vetëm nëse

Gazetarja Ola Xama ka komentuar konfliktin mes ortakëve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.

E ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, gazetarja tha se sekuestroja e aeroportit është e mundur vetëm në rast të shkeljeve të kontratës koncesionare.

"Kontrata është fituar nga konsorciumi Mabco, YDA dhe 2A Group. Pikët për përvojën në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve i plotësonte kompania turke YDA. Më pas, YDA i shiti aksionet kompanisë Mabco për vetëm 4.200 euro. Si është e mundur të shitet për 4.200 euro një koncesion që parashikon fitime prej 730 milionë eurosh në 30 vjet? Kjo shitje është miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontrata lejon shitjen e aksioneve vetëm nëse kompania ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe financiare.

Nëse drejtësia vendos sekuestro të kompanisë, ekziston edhe rreziku i bllokimit të kredisë që lidhet me projektin. Në rast se gjenden shkelje të kontratës, shteti duhet të ndërhyjë, për të mbrojtur interesin publik dhe fondet e qytetarëve", tha Xama.

Të fundit