Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Xhaçka 22 herë me helikopter për fushatë”, Forcat Ajrorei përgjigjen PD: Pse kemi udhëtuar në Dibër
Forcat Ajrore kanë hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, e cila denoncoi ministren e Mbrojtjes se gjatë dy muajve të fundit ka udhëtuar për qëllime elektorale në Dibër 22 herë.
Sipas FA, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime, nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës.
Sipas deklaratës, 4 prej udhëtimeve kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.
Deklarata e plotë e FA:
Ditët e fundit Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë është përballur me një sulm të pabazë nga përfaqësues të një subjekti politik, të cilët akuzojnë për keqpërdorim të misionit dhe të mjeteve të Forcës Ajrore.
Mes informacioneve të përdorura në mbështetje të këtyre akuzave, përfaqësues të këtij subjekti kanë bërë publike edhe një listë fluturimesh në një qark të Republikës së Shqipërisë, edhe pse nxjerrja e informacioneve të tilla, shumë prej të cilave janë të klasifikuara për shkak të cënimit të sigurisë së FA, përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.
Në rastin konkret, në funksion të detyrimit të saj ligjor për transparencë e për të informuar qytetarët, të cilët me të drejtë meritojnë të dinë të vërtetën rreth këtyre akuzave, deklarojmë me përgjegjësi të plotë që informacioni i përcjellë në media nga subjekti politik është i pasaktë, qoftë përsa i përket datave të fluturimeve, qoftë përsa i përket destinacioneve, qoftë përsa i përket arsyeve e qoftë përsa i përket personave që kanë udhëtuar në bordin e mjeteve të Forcës Ajrore.
Është pjesë e misionit të Forcës Ajrore, që të sigurojë kapacitetet e nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, të mbështesë operacionet luftarake e jo luftarake, ato të kërkim shpëtimit si dhe të realizojë komandim – kontrollin e mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.
Për më tepër, është detyrë e saj funksionale të mbajë në gatishmëri mjetet dhe efektivët, të garantojë fluturimet dhe kontrollin e hapësirës ajrore, transportin për nevoja të FA, emergjencat civile, emergjencat mjekësore ajrore dhe asistencën përmes fluturimeve për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Ne respekt të opinionit publik sqarojmë se:
Çdo pilot operacional i FA, sipas standardeve të NATO-s ka detyrimin të kryejë minimalisht 120 orë fluturimi në vit, për të njohur terrenin, ushtruar detyrën dhe njohuritë si pilot, dhe për të ndihmuar në mirëmbajtjen e mjeteve ajrore. Ky detyrim respektohet në mënyrë rigoroze përmes fluturimeve stërvitore dhe detyrave funksionale, çdo ditë e çdo javë në qytete të ndryshme të vendit, siç ka ndodhur dhe do të ndodhë përsa kohë ky është një standard i NATO dhe si i tillë aplikohet në çdo vend anëtar të aleancës!
Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.
329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën.
Theksojmë se përgjatë gjithë vitit 2020, Ministrja e Mbrojtjes, edhe pse ligji i njeh të drejtën e plotë të përdorë mjetet e Forcës Ajrore në çdo kohë e për çdo detyrë, e ka përdorur këtë të drejtë ligjore vetëm 4 herë në një vit, për të udhëtuar drejt qarqeve Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, qarqe ku ndodhen edhe detashmentet rajonale te mbrojtjes së Forcave të Armatosura.
Këto 338 fluturime përbëjnë vetëm 22% të planit vjetor dhe të zërit buxhetor të parashikuar për fluturimet stërvitore! Nëse do të përdornim matematikën e subjektit politik, për vetëm 338 fluturimet që janë kryer, vlera financiare do të kishte qenë plot 15 herë më e madhe se sa i tërë buxheti vjetor i FA për zërin fluturime stërvitore, i cili aktualisht është 78% i parealizuar.
Forca Ajrore jo vetëm nuk ka shpërdoruar fondet dhe njerëzit e saj për arsye politike por në kushtet e një viti të vështirë si pasojë e pandemisë, ka treguar përgjegjshmëri kundrejt qytetarëve duke përdorur me shumë kujdes e pa asnjë abuzim kapacitetet e saj njerëzore dhe financiare.
Përdorimi dhe përbaltja e efektivëve të FA në emër të luftës politike është e papranueshme. Forcat e Armatosura janë sot institucioni që gëzon besimin e qytetarëve shqiptarë dhe kjo është arritur pikërisht falë ndaljes së abuzimeve dhe shpërdorimeve që e kishin goditur aq rëndë reputacionin e tij gjatë dekadave të tranzicionit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
