Flash News

E-TJERA

Xhafaj i shkujdesur me fjalorin në debat me Berishën: Ça lesh komisionesh hetimore

Xhafaj i shkujdesur me fjalorin në debat me Berishën: Ça lesh

Mes kaosit nisi sot seanca parlamentare, pasi opozita bllokoi foltoren e Kuvendit me karriget e deputetëve të mazhorancës.

Deputetët kanë replikuar mes tyre, madje Fatmir Xhafaj u tregua në një moment i shkujdesur me fjalorin ndonëse ishte duke u filmuar me celular nga kolegët e opozitës.

Pjesë nga debati:

Luan Baçi: Me pëlqen profesioni i kameramanit!

Fatmir Xhafaj: Ushtroje si profesion….

(Tenton te marre karrigen, deputetja Elda Hoti e pengon)

Elda Hoti: Jo, jo s’mund ta marrësh!

Sali Berisha: Ti po provokon!

Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…

Fatmir Xhafaj: Po ç’lesh komisionesh hetimore…

Deputeti i PD: Fatmir edhe ti si shokët…

Fatmir Xhafaj: S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!

Sali Berisha: Riktheni të drejtat Kushtetuese! Je dhe jurist! Rikthe te drejtat Kushtetuese te opozitës!

 

Të fundit