Flash News

E-TJERA

Xhaxhai nxjerr armën dhe kërcënon nipin në Lezhë, shkak pronësia

Xhaxhai nxjerr armën dhe kërcënon nipin në Lezhë, shkak

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa është arrestuar 67-vjeçari Pjeter Nika që kërcënoi nipin e tij shtetasin F.N, me armë zjarri, për motive pronësie.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit