Flash News

E-TJERA

Xhaxhai plagos me thikë nipin në Fier, në pranga autori

Xhaxhai plagos me thikë nipin në Fier, në pranga autori

Policia e Fierit arrestoi një  71-vjeçar, pasi akuzohet se plagosi me thikë djalin e vëllait të tij.

Sipas njoftimit zyrtar,  ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes familjarëve, ku 71-vjeçari ka goditur me thikë 50-vjeçarin, i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë arrestuar shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes familjarëve, ku 71-vjeçari ka goditur me thikë 50-vjeçarin, i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale", njofton policia. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit