Flash News

E-TJERA

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër

Në shkurt të këtij viti, emisioni ”Stop” në Tv Klan problemin e dy vajzave, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, të cilat jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain deri kur humbën të atin në një aksident. Në atë kohë i ndjeri Lavdi Mullaymeri, kishte filluar procedurën për legalizimin e shtëpisë, por e veja së bashku me dy vajzat, u detyruan të largohen nga shtëpia e tyre.

Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpi jetimet duke i sharë e ofenduar e duke i kërkuar të gjejnë shtëpi me qira. Gazetarja e “Stop” shkoi në atë kohë në shtëpinë e familjes Mullaymeri, ku nusja e xhaxhait, reagoi keq, kyçi derën dhe nuk lejoi vajzën të dalë.

Ndërsa xhaxhai i vajzave tregoi certifikatën e shtëpisë duke pranuar që legalizimin e ka nisur vëllai i tij dhe tokën ende nuk e ka përfituar. Pas këtij transmetimi, vajzat tregojnë se xhaxhai i la vetëm dy javë të qeta dhe më pas u kërkoi lekët për ujin dhe dritat, por ato nuk ia dhanë pasi ai nuk u lejon lavatriçen brenda.

Gazetarja: Të marr sërish për mbesat e tua. Mund ta di pse ua ke hequr energjinë elektrike dhe ujin?

Xhaxhai: Jo, nuk iu kam hequr asgjë.

Gazetarja: Po lavatriçja vazhdon të jetë ende jashtë?

Gazetarja: Po si nuk e di, a nuk je ti në shtëpi dhe po i bën të gjitha veprimet?

Gazetarja: Vajzat nuk kanë akses të plotë të shërbimeve në shtëpinë e tyre, nuk kanë lavatriçen brenda, pse?

Xhaxhai: I kanë dhe le t’i kërkojnë me gjyq e polici. Me mua s’kanë punë.

Gazetarja: Është hakmarrje kjo?

Gazetarja: Është hakmarrje?

Xhaxhai: Lavatricja brenda nuk hyn.

Gazetarja: Pse nuk hyn? Sa të merret vendimi i gjykatës që të vërtetohet që ti ke bërë shkelje dhe ke mashtruar nëpërmjet falsifikimit, e mira  do të ishte që t‘i merrje masat paraprakisht.

Xhaxhai: Nuk kam mashtruar asgjë.

Avokati Arben Llangozi tregon veprat penale me të cilat do përballet ky shtetas dhe gjithashtu të gjitha veprimet që janë kryer. Vajzat iu drejtuan edhe drejtorisë vendore të policisë, ku kërkuan urdhër mbrojtjeje dhe më në fund gjykata ua dha urdhrin e mbrojtjes prej xhaxhait dhe bashkëshortes së tij./tvklan.al

Të fundit