Flash News

E-TJERA

'Xhelozi' për pagat/ Rrogat e titullarëve të KQZ-së ngjallin debat në Komisionin e Ligjeve 

'Xhelozi' për pagat/ Rrogat e titullarëve të

Komisioni i Ligjeve miratoi sot strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Diskutimi në Komisionin e Ligjeve nuk kaloi pa debate ndërmjet tyre.

Paga e titullarëve të KQZ-së ishte në fokus të mbledhjes së sotme.

Debati lindi pasi deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi se kishte votuar pro Celibashit në krye të KQZ-së dhe kërkoi barazim të pagës së dy titullarëve të institucionit.

“Jemi shumë, shumë korrekt dhe nuk bëhemi as xhelozë. Unë personalisht që nuk e kam votuar zotin Celibashi se ti e paske votuar, nuk bëhem xheloz se do marrë më shumë se unë apo nënkryetarja e komisionit, që kam 30 vjet në politikë”, tha deputeti Bashkim Fino.

Deputetët socialistë në komision morën përsipër që të përfaqësonin edhe opozitën joparlamentare në plotësimin kërkesave në strukturën e KQZ-së.

“E kemi pasur vetë merak opozitën. Nuk duhet të ketë merak nënkomisioneri se nuk ia kemi akomoduar kërkesat. Të na rrojë opozita, aty në komision është shumë mirë e akomoduar”, tha deputeti Ulsi Manja.

Të fundit