Flash News

E-TJERA

Xhevdet Feri u nda nga jeta në janar prej Covid-19? Reagon e bija: Përjetoi simptoma të ngjashme, por s’ka mundësi për ta vërtetuar

Xhevdet Feri u nda nga jeta në janar prej Covid-19? Reagon e bija:

Një postim i Bora Ferit, e bija e aktorit Xhevdet Feri, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti, është bërë shkas që në disa media të aludohet se i ndjeri ndërroi jetë nga Covid-19.

Në fakt, postimi i shkruar në anglisht, duket se është keqpërkthyer, duke bërë që Bora të reagojë sërish duke sqaruar se arsyeja e ndarjes së tij nga jeta ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua, por Bora shton se simptomat që i ati përjetoi, ishin shumë të ngjashme me covid-19.

Arsyeja klinike e ndarjes së tij nga jeta ishte një insuficiencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua. Më vonë së bashku me mjekët e nderuar që e ndoqën dhe luftuan bashkë me të deri në fund, pyetëm nëse mund të kishte qenë covid shkaktari. Simptomat që ai përjetoi ishin shumë të ngjashme. Nuk kemi mundësi shkencore për ta vërtetuar këtë!”, shkruan Bora në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Xhevdet Feri u nda nga jeta në janar prej Covid-19? Reagon e bija:Xhevdet Feri u nda nga jeta në janar prej Covid-19? Reagon e bija:

Të fundit