Flash News

E-TJERA

Xhezair Zaganjori: Çështja e Detit në Hagë, vendim i parakohshëm; shembulli i mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë

Xhezair Zaganjori: Çështja e Detit në Hagë, vendim i

Profesori i së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori, e ka cilësuar vendimin e sotëm të Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detarë një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të mirë, por të parakohshëm.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, shprehet se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”, teksa sjell shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë.

Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarrëveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar”

“Këtë, shpjegon zoti Zaganjori, kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hages.

Ajo duhet të ketë marrëveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe nënvizon Profesor Zaganjori – nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.

 

Të fundit