Flash News

E-TJERA

Xhironte gomat dhe qëllonte me armë në ajër, arrestohet durrsaku i dënuar më parë, ish-subjekt i OFL-së

Xhironte gomat dhe qëllonte me armë në ajër, arrestohet

Është vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Mbajtje e lëndëve narkotike".

Pas arrestimit, atij i është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Mbajtje e lëndëve narkotike".

Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Kujtojmë se Norjas i ka nisur OFL kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë disa muaj më parë.

 

Të fundit