Flash News

E-TJERA

Xhixho: PL ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit!

Xhixho: PL ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit!

Zv presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit.

Xhixho theksoi se 50 përqind e kandidatëve për deputetë do të jenë gra. Ajo shtoi se PL ka 5 prioritete, që janë tepër të rëndësishme për shpëtimin e Shqipërisë.

Më tej, Xhixho u shpreh se presidenti i Partisë së Lirisë është në izolim politik. Sipas saj, izolimi i Metës bëhet për efekt elektoral.

Primaret janë një proces i Partisë Demokratike dhe është e drejtë e PD që të zhvillojnë një proces demokratik. Ky proces i shërben demokracisë. Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë transparente për kandidatët për deputetë.

Kandidatët vijnë pas një konsultimi me bazën e partisë, 50 përqind janë gra dhe 30 përqind janë të rinj. PL ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit. Programi ynë ka 5 prioritete kyçe për Shqipërinë.

Ne kemi pasur takime dhe konferenca në mbarë vendin, kemi qenë në Elbasan, Skrapar, Tiranë. Të shtunën kemi Konventën e Tiranës. Partia e Lirisë punon gjatë gjithë kohës. Presidenti i PL Ilir Meta është në izolim politik.

Izolimi politik i Metës është kthyer në forcë, për të punuar edhe më shumë. Izolimi i Metës u bë për efekt elektoral. Programi ynë përfshin çështje konkrete, duke marrë shembuj nga vendet të zhvilluara europiane.

Programi i PL iu jep zgjidhje reale problemeve të qytetarëve. Gjithë drejtuesit e Partisë së Lirisë janë në komunikim të vazhdueshëm me z Meta.

Kërkohet shumëfishim i punës sonë dhe të bëjmë më tepër për të përçuar programin tonë me 5 prioritete. PS po shfrytëzon burimet shtetërore për të fituar votën e diasporës”, tha Xhixho.

Të fundit