Flash News

E-TJERA

Xhovana Nikolli reagon pas kontrolleve të SPAK-ut në banesën e saj: Shtet ordiner!

Xhovana Nikolli reagon pas kontrolleve të SPAK-ut në banesën e

Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në banesën ku ajo jeton me motrën e saj në Elbasan. Ajo ka shpërndarë një reagim në rrjetet sociale, ku thekson se SPAK ka sekuestruar sende private nga shtëpia e familjes së saj dhe ka marrë telefonat e prindërve të saj. Nikolli gjithashtu thekson se çdo ditë është pyetur nga SPAK dhe ka përjetuar presion psikologjik gjatë hetimeve.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në hyrje të banesës së dy motrave Nikolli, persona të paidentifikuar vendosën tritol, si pasojë e së cilës humbi jetën Enea Themollari, 26 vjeç, fqinj i dy motrave. Pas ngjarjes, Xhovana dhe Alda Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Xhovana Nikolli gjithashtu është e njohur për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin, i cili u arrestua më shumë se një vit më parë për dyshimin se kishte porositur vrasjen e dy personave në qytetin e Vlorës.

Të fundit