Flash News

E-TJERA

Ylber Ramadani para sfidës me Italinë: Zbresim në fushë për të fituar

Ylber Ramadani para sfidës me Italinë: Zbresim në fushë

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares, në një intervistë për Sky foli për ndeshjen me Italinë, sfidën e parë për EURO 2024.

Ramadani tha se Sylvinho ka ndërtuar një grup të madh dhe të bashkuar dhe se do të zbresin në fushë vetëm për të fituar.

“Në Itali ka shumë shqiptarë, jemi shumë të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në këtë Evropian. Ne zbresim në fushë vetëm për të fituar, gjithmonë. Mister Sylvinho ka ndërtuar një grup të madh, jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një fazë kualifikuesesh fantastike, shpresojmë shumë që ta përsërisim edhe në Evropian.

Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë atë rezultat që dëshirojmë. E ardhmja? Më mirë të mos flas, pasi më merr drejtori në telefon. Jam totalisht i përqendruar tek Evropiani, të shohim më pas në përfundim të Evropianit”, u shpreh Ramadani.

Ramadani nuk kurseu lavdet edhe për Armando Brojën, për të cilin tha se ka një efekt shkatërrues.

“A më ka kërkuar këshilla mbi Italinë? Jo, ne jemi të përqendruar vetëm tek Evropiani. Broja është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo skuadër në botë, ka një potencial shkatërrues”, u shpreh Ylber Ramadani për Sky.

Të fundit