Flash News

E-TJERA

Ylli i Man United do të heqë dorë nga numri i 7 i fanellës së tij për Cristiano Ronaldon

Ylli i Man United do të heqë dorë nga numri i 7 i fanellës

Rio Ferdinand duket se ka hapur nje debat të madh në numrin e fanellës që do të ketë Cristiano Ronaldo pas kthimit të tij të bujshëm në Manchester United.

Legjenda e Old Trafford mund të rimarrë fanellën e tij të famshme me numrin shtatë.

Kjo sipas Ferdinand i cili dukej se pretendonte se Edinson Cavani - mbajtësi aktual i fanellës me numrin shtatë - ia ka kaluar Ronaldos, ndërsa rregullat e Premier League thonë se një lojtari nuk lejohet të ndryshojë numrat e fanellave gjatë një sezoni.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, ish-mbrojtësi i Man United zbuloi se: "Vetëm të mendosh se Cavani mund të jetë rezervë për Ronaldon, është e pabesueshme, shkruan sportbible.

"Cavani, më duhet të them, çfarë njeriu. Ai pa se kush po vinte në qytet dhe hoqi dorë nga numri në fanellë, Nr.7".

Ai shtoi: "Ndoshta? Nuk e di. A e bën këtë apo jo? Në fund të ditës, ju e dini cili është problemi që bluzat janë regjistruar, ndoshta.

"Dhe kjo mund të jetë një çështje. Pra, ai mund të mos jetë në gjendje të jetë Nr.7, kështu që do të shohim."

Të fundit