Flash News

E-TJERA

Ylli Manjani: Pse Vuçiç i prishi Ramës takimin

Ylli Manjani: Pse Vuçiç i prishi Ramës takimin

 

Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës së organizimit të Samitit gjatë këtyre dy ditëve në Tiranë.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, theksoi se nuk beson te teoria e armatosjes së vendit tonë.

Mes tjerash ai shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç erdhi në Tiranë dhe prishi marrëveshjen duke hequr dhe dy pika për Rusinë.

“Vendet si puna e Shqipëria kur duan të armatosen blejnë armë, blejnë teknologji. Unë nuk besoj në teorinë e armatosjes. Patjetër që shteti ka nevojë për një prezencë ushtrie prefesionale, po kur mendoj se tenderi i xhaketave nuk lidhet kurrë me  tenderin e këpucëve dhe dështon tenderi i helikopterëve. Është faqja e zezë. Kur një shtet mendon të armatoset duhet të jetë serioz. Ne e kemi sakatu veten, ne ku gjejmë armë kemi vrarë njëri-tjetrin. Nuk mendoj se fuqive të mëdha ju intereson Shqipëria. Vuçiç shkoi në punë te vet, ua kishte prish dhe marrëveshjen aty. E gjitha kjo për Shqipërinë, është zero”-tha ai.

Të fundit