Flash News

E-TJERA

Yrshek, 15-vjeçari përplas për vdekje një të moshuar

Yrshek, 15-vjeçari përplas për vdekje një të moshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në zonën e Yrshekut, ku një adoleshent 15-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, kur i mituri, duke drejtuar një automjet që i përkiste familjarëve të tij, ka përplasur 82-vjeçarin me iniciale S. V., i cili po qarkullonte me biçikletë. Për fat të keq, i moshuari ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Policia ka bërë të ditur se 15-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Drejtimi i mjetit nga persona të mitur, për më tepër pa leje drejtimi, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për autoritetet dhe një rrezik serioz për jetën në rrugë.

 

 

Të fundit