Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: 30 vjet më parë Shqipëria njihej si Koreja e Veriut të Europës, vijon mbështetja për reformat

Yuri Kim: 30 vjet më parë Shqipëria njihej si Koreja e Veriut
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim

Në një aktivitetet të ogranizuar nga ministria e Jashtme për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë, kryediplomatja amerikane Yuri Kim e cilësoi këtë moment shumë të rëndësishëm.

Ajo tha se Shqipëria dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, ndërsa sot është shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA-ve. Kim bëri me dije se do të ketë disa aktivitete në kuadër të këtij përvjetori.

Ambasadorja deklaroi se SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma për sfida të ndryshme, ku bëjnë pjesë dhe reformat. Ajo foli edhe për procesin e intgerimit të Shqipërisë në BE.

"Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht.

Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së. Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S", tha Kim.

Të fundit