Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: 5 qershori nuk u shkel, duhet të ishte përsëritur; mesazhi për opozitën pasi dogji mandatet

Yuri Kim: 5 qershori nuk u shkel, duhet të ishte përsëritur;

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thotë se marrëveshja e 5 qershorit nuk u shkel pas miratimeve të ndryshimeve kushtetuese të Kodit Zgjedhor në Kuvend.

Duke folur në opinion, Kim thotë se pjesa e dytë e reformës zgjedhore ishte zhgënjyese dhe duhej përsëritur.

“Njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshëm. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit, shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, tha ambasadorja.

“Në 30 vitet e fundit, kemi patur konsensus për kodin zgjedhor, hera e parë pas 30 vitesh që ka ndryshim të kodit por që nuk është produkt i konsensusit, problem për vendin në prag të zgjedhjeve?”, tha Fevziu.

“Është zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arritët në të njëjtën mënyrë. Duhet të ishte përsëritur, mendoj se ishte diçka e e pafat që opozita kryesore nuk ishte në kuvend dhe kjo nënvijëzon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar”, tha ambasadorja.

Marrëveshja ishte produkt  presionit nga ndërkombëtarët apo vullnet real i partive?

“Shqipëria është vend sovran dhe politikanët këtu janë shumë të aftë. Ju duhet një mik për ti ndihmuar për të arritur konsensusin”, u shpreh Kim.

Të fundit