Flash News

E-TJERA

Yuri Kim dënon gjuhën e përdorur ndaj grave në Kuvend: Udhëheqësit më të ndërgjegjshëm për shembullin që japin

Yuri Kim dënon gjuhën e përdorur ndaj grave në Kuvend:

Debatet në Parlamentin e Shqipërisë, që shpesh degradojnë në një gjuhë të papërshtatshme për t’u ndjekur nga qytetarët, është dënuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se gjuha e dhunshme dhe denigruese ndaj vajzave dhe grave në Parlament, është e papranueshme. Ajo i bën thirrje politikanëve të ndërgjegjësohen për shembullin që japin.

"Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave - veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti - është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin", shkruan në Twitter Yuri Kim.

Të fundit