Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: Do vazhdojmë të mbështesim nismën “Ballkani i Hapur”

Yuri Kim: Do vazhdojmë të mbështesim nismën “Ballkani

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë se do të vijojnë të mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”.

Në një prononcim për mediat, pas konferencës me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim tha se do të mbështesin të gjitha projektet që synojnë integrimin e vendit në BE, përfshire edhe “Ballkanin e Hapur”.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim.

Edhe më herët Kim ka shprehur mbështetjen e saj për nismën, ndërsa ekspertë dhe zyrtarë ndërkombëtarë, janë shprehur kundër nismës duke thënë se “Ballkani i Hapur” minon Procesin e Berlinit.

 

Të fundit