Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Yuri Kim flet për largimin e Gledis Nanos: Nuk e prisnim! Mendonim se ai ishte një partner i mirë
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar shkarkimin Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kim e ka cilësuar Nanon një bashkëpunëtor dhe e vlerësoi atë si për punën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?
Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.
Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?
Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.