Flash News

E-TJERA

Yuri Kim foto krah Metës në ceremoninë për 4 korrikun: Faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse!

Yuri Kim foto krah Metës në ceremoninë për 4 korrikun:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka pritur mbrëmë në Pallatin e Brigadave qindra të ftuar për festimet e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA

I pranishëm ishin Presidenti Ilir Meta si dhe presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, të cilët u pritën në ceremoni nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, por edhe shumë politikanë e figura të tjera shqiptare.

Sot Kim ka postuar foto nga ceremonia e mbrëmshme. Teksa vuri theksin tek 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim ka falënderuar Metën për fjalimin që mbajti.

“Zoti President, faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar,” tha Kim.

Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë.

Dhe tani, zoti President dhe të ftuar, ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për ditëlindjen e 246-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe – më e rëndësishmja – për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!” tha ajo në fund të fjalës së saj.

 

Të fundit